October 10, 2024

Strategjia e Guardiolës/ Rivëniet fundore, Siti merr kohën më të gjatë

0


Skuadrat e Premier Ligës kanë mënyra të shumta për të shfrytëzuar çdo situatë. Rivëniet fundore janë gjithashtu që klubet e shfrytëzojnë si strategji për të fituar kohë, me disa skuadra që preferojnë të shpenzojnë më shumë kohë për të rinisur lojën nga fundorja, duke e luajtur topin shpejtë dhe të të tjera marrin një kohë normale.

siti

Sa kohë presin skuadrat përpara se të ekzekutojnë topin nga fundorja është gjithashtu një detaj që shumë tifozë e vënë re. Megjithatë, duket se ka një tendencë që disa prej skuadrave më të mira të Premier Liga ta zgjasin më shumë procesin e goditjes së topit, duke pretenduar se është një taktikë e zgjuar të mos nxitosh lojën. Të dhënat nga “Opta Analyst” kanë zbuluar kohën mesatare që i duhet një skuadre për të goditur topin këtë sezon në Premier Ligë.

Dhe Totenhemi është skuadra që merr kohën më të shkurtër, me trajnerin Ange Postekoglu i cili kërkon një futboll me oktanë të lartë nga të besuarit e tij, ndërsa “Spërsave” u duhen mesatarisht vetëm 16.9 sekonda për të rinisur lojën. Ndërkohë që në anën tjetër të klasifikimit, janë kampionët e Mançester Sitit ata që kanë vonesën më të gjatë në goditjet e tyre këtë sezon, me një kohë mesatare prej 39.3 sekondash.

Arsenali renditet i dyti në këtë drejtim, me “Topçinjtë” që marrin mesatarisht 37.8 sekonda për të rinisur lojën nga porta e tyre. Ipsuiçi, një nga skuadra e ngjitura në Premier Ligë këtë sezon, merr 37.7 sekonda kohë, ndërsa Njukasëlli e ka mesataren 35.3 sekonda. Bajtoni, Mançester Junajtidi dhe Liverpuli janë startues të shpejtë të lojës ashtu si Totenhemi, duke marrë respektivisht 18.5, 20.3 dhe 21.5 sekonda kohë. Renditja mesatare e pesë skuadrave më të ngadalta në rivënie është 6.4 ndërsa pozicioni mesatar i pesë ekipeve më të shpejta është 10.4.FDPANORAMASPORT.AL



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *