October 7, 2024

Mund të largohet nga pozicioni i opinionistes në “Pa Filtra” pasi konkurenti e pikturoi si shtrigë? Françeska: “Më mërziti Erjola sepse…”

0


Françeska Murati ka shprehur indinjatën e saj lidhur me një incident gjatë emisionit “Pa Filtra”, ku një i ri karikaturist e kishte vizatuar si një shtrigë.

E ftuar në “Wake Up” në Top Channel, ajo sqaroi se ky veprim nuk ishte i stisur për show dhe se nuk kishte asnjë skenar të parapërgatitur. Më shumë sesa vetë veprimi i djalit, ajo u prek nga reagimi i të pranishmëve në studio, të cilët e morën ngjarjen me humor dhe ironi.

Françeska veçoi reagimet e disa opinionistëve në studio, duke përmendur Erjolën dhe Ronaldon, të cilët qeshën dhe minimizuan situatën, gjë që e shqetësoi atë. 

Ajo theksoi se nuk mendon që produksioni kishte sajuar këtë ngjarje, duke e quajtur të papranueshme një veprim të tillë, nëse do të kishte qenë e planifikuar.

Edhe pse Françeska është e mërzitur nga kjo situatë, ajo nuk dha një përgjigje të prerë nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e “Pa Filtra”, duke thënë se kjo do të zbulohet në episodin e ardhshëm të emisionit.

Ajo shtoi se ishte bërë pjesë e këtij formati për të krijuar diçka pozitive dhe nuk dëshiron të përfshihet në situata konfliktesh.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *