Ministri danez i Drejtësisë nesër në Kosovë
Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, vjen në Kosovë, ku do të pritet nga homologia kosovare, Albulena Haxhiu.
Duke cituar ministrinë e Drejtësisë së Danimarkës, mediet e atjeshme raportojnë se vizita bëhet për ta shënuar fillimin e renovimit të burgut të Gjilanit, të marrë në shfrytëzim, e ku do të vendosen 300 të burgosur, shtetas të huaj.
Kjo për shkak të sistemit të rënduar të burgjeve atje. Marrëveshjen e vitit 2021 mes dy shteteve, më vonë e ratifikoi edhe Kuvendi i Kosovës.