October 10, 2024

Janevska shkarkon 8 shqiptarë, i zëvendëson me 8 maqedonas (VENDIMI)

0


Tetë shqiptarë në tetë Komisione sektoriale të Kornizës Nacionale për Kualifikim (KNK), organ ky që punon ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, janë zëvendësuar me tetë maqedonas. Tani, 10 përfaqësues të MASH-it në Kornizën Nacionale për Kualifikim janë maqedonas dhe asnjë shqiptarë, shkruan gazeta KOHA. Me rekomandim të ministres për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, udhëheqësja e Komisionit në sektorin për elektroteknikë, shkarkohet Xhemile Idrizi dhe në vend të saj emërohet Keti Kostovska.

Vendin e Gjyliana Zairit si anëtare në Komisionin sektorial për ndërtimtari dhe gjeodezi e ka zënë Gjorgji Pandeliev, ndërkohë që në vend të Sokol Ahmetit në Komisionin për art, është emëruar Verica Paunovska-Zlatanovska.

Ministrja Janevska e ka shkarkuar edhe Laura Canën nga Komisioni sektorial për ekonomi dhe drejtësi, ndërsa në vend të saj e ka emëruar Sllavica Mirçeva-Atovska. Nga anëtar i Komisionit për makineri në Kornizën Nacionale për Kualifikim është shkarkuar Nuran Kadriu, ndërsa është emëruar Anastasija Trajkovska. Në Komisionin sektorial për gjeologji është shkarkuar Abaz Fetishi, ndërsa është emëruar Rajne Velinovska Llazarevska. (koha.mk)



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *