October 8, 2024

DY TË PUNËSUAR MBAJNË NJË PENSIONIST: Kush do t’a mbushë arkën!

0


Me rritjen nga muaji tetor dhe mars tëpensioneve prej 5000 denarë, do të nevojiten mbi 330 milionë euro shtesë për pagesnë e tyre. Për të zbatuar këtë masë, shteti ose duhet të marrë kredi, të rrisë moshën e daljes në pension, apo të rrisë përqindjen e kontributeve në sigurimet pensionale. Ekspertët thonë se në këtë rast kryesorja është rritja e raportit mes punonjësve dhe pensionistëve apo duke rritur raportin midis numrit total të të punësuarve dhe pensionistëve në shtet

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 25 shtator – Rritja e pensioneve prej 2500 denarë prej muajit tetor dhe prej 2500 denarë në mars 2025 të cilën së fundmi e votoi Kuvendi i Maqedonisë, shtroi sërish poblemin e gropës në Fondin Pensional ku gati gjysma e më shumë e të hollave vijnë nga buxhetit i shtetit.Një raport auditimi apo i revizionit tregoi se Fondi i Sigurimeve Pensionale nuk mund t’u shpëtojë problemeve në të cilat është mbërthyer deri në “fyt”. Edhe pse të hyrat nga inkasimi i kontributeve për Fondin në vitin 2022 janë rritur për 11.63 për qind në krahasim me vitin paraprak 2021 dhe arrijnë në mbi 54 miliardë denarë (rreth 890 milionë euro), shpenzimet janë ende shumë më të larta. Shpenzimet për përfitime sociale në vitin 2022 arrijnë në mbi 87 miliardë denarë (1,4 miliardë euro) për gjithsej 335.743 pensionistë. Për shkak të deficitit të fondeve për pagesën e pensioneve, në vitin 2022 janë transferuar nga buxheti i shtetit afro 530 milionë euro.

Me rritjen nga muaji tetor dhe mars tëpensioneve prej 5000 denarë, do të nevojiten mbi 330 milionë euro shtesë për pagesën e tyre. Për të zbatuar këtë masë, shteti ose duhet të marrë kredi, të rrisë moshën e daljes në pension, apo të rrisë përqindjen e kontributeve në sigurimet pensionale. Ekspertët thonë se në këtë rast kryesorja është rritja e raportit mes punonjësve dhe pensionistëve apo duke rritur raportin midis numrit total të të punësuarve dhe pensionistëve në shtet.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në fund të vitit 2022 janë regjistruar 572.327 persona të siguruar me sigurim të detyrueshëm pensional dhe invalidor dhe 85.139 obligime.Në vitin 2022, numri i përfituesve të pensionit nga sigurimi i punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut arrin në 334.816 përfitues. Apo raporti është dy të punësuar mbajnë një pensionist. Raporti mund të rritet nëse papunësia ulet ose, në sektorin publik, ata që janë të punësuar me kontratë pune marrin zgjidhje punësimi.

Ish-drejtoresha e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor Biljana Jovanovska thotë se numri i të siguruarve (të punësuarve) duhet të jetë së paku 3:1, sepse është shumë i rëndësishëm për mbushjen e buxhetit të Fondit Pensional. Për pagesën e rregullt të pensioneve, shton ajo, është e rëndësishme që të zhduket ekonomia gri, por edhe të rritet përqindja e paguar për kontributet pensionale.

“Qeveria merr vendim nëse do të rrisë moshën e pensionit, që për mua nuk është një vendim i mirë, sepse nuk është në interes të punëtorëve, sidomos të atyre që janë të punësuar në sektorin real: industri, ndërtim, bujqësi, prodhim. Gjithashtu,Qeveria vendos edhe nëse do të rrisë përqindjen e kontributeve pensionale, e cila nuk është e pëlqyer nga punëdhënësit”, thotë Jovanovska.

Çfarëdo reformash të bëhen, paratë nga buxheti qendror do të duhet të derdhen në Fond, të paktën deri në vitin 2035.Kështu parashikohej me ligjet e miratuara në vitin 2003 me qëllim që fondi të ketë kosto për fondet private dhe shpenzime shëndetësore për pensionistët që janë dy herë më të larta se sigurimi shëndetësor që paguhet për punonjësit.Me reformën e 21 viteve më parë u futën fondet private dhe shteti mori përsipër të mbushte buxhetin e fondit, pra 6 për qind në muaj që fondi shtetëror kalon në fondet private. Pagesa e pensioneve është një sfidë serioze duke pasur parasysh deficitin buxhetor në Fondin e Sigurimeve Pensionale, i cili aktualisht shkon në mbi 600 milionë euro, si dhe trendin e rritjes së numrit të pensionistëve.Sipas ekspertëve, autoritetet duhet të marrin masa për uljen e deficitit në fondin Pensional, si rritja e normës së kontributeve për sigurimet pensionale dhe invalidore, rritja e pagave dhe përfundimin e praktikës së përjashtimit të kompanive nga pagesa e kontributeve, si dhe shmangia e zgjidhjeve ad hok lidhur me rritjen e pensioneve.

Profesori Branimir Jovanoviq nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thekson se Fondi i Pensioneve do të duhet të financohet me para nga buxheti qendror për një kohë të gjatë sepse ka arsye strukturore për këtë, por ajo që mund të bëhet është që të zvogëlohet kjo “vrimë”, me qëllim që ato para që tani jepen nga buxheti qendror për këtë qëllim, të përdoren për gjëra të tjera si ndërtimi i spitaleve apo projekte të tjera të rëndësishme infrastrukturore.

Edhe ulja e vazhdueshme e normave të kontributeve dhe lirimi i kompanive të ndryshme nga kontributet, sipas Jovanoviq, janë arsyeja e uljes së të ardhurave të Fondit. Sipas tij, 18.8 për qind e tanishme nuk mjafton. Nëse kontributet rriten në 24 për qind, sipas Jovanoviq, deficiti mund të zvogëlohet me rreth gjysmë. “Kontributi i sigurimit pensional në vitin 2008 ishte 21 për qind, më pas qeveria e Gruevskit e zvogëloi në 18 për qind, me çka edhe më tej i uli të ardhurat e Fondit. Në kohën e Zaevit, kontributi është rritur pak, në 18.8 për qind, por edhe kjo nuk mjafton. Sa për krahasim, kontributi në pension në Austri është 23,9 për qind, në Serbi është 24 për qind, në Slloveni 24,35 për qind dhe në Gjermani 27,9 për qind. Nëse kontributi në Maqedoni bëhet 24 për qind, siç është në Serbi, përafërsisht gjysma e “vrimës” në fond do të zhduket”, thekson Jovanoviq. Problemi më serioz, thekson ai, është plakja e popullsisë.

Numri i pensionistëve po rritet më shpejt se numri i të punësuarve. Raporti i njerëzve më të vjetër se 65 vjeç dhe i njerëzve midis 15-64 vjeç është rreth 22 për qind sot, dhe në fillim të viteve 1990 ishte 12 për qind. Me fjalë të tjera, sot në çdo të pestën moshë pune ka një “të moshuar”, ndërsa 30 vite më parë ishte një në dhjetë. Pavarësisht se çfarë masash do të ndërmerrni, si për punësim, edhe për paga, edhe për shkallën e kontributeve, këtë fakt nuk do ta ndryshoni, thotë Jovanoviq.

Ndryshe, të dhënat e Fondit Pensional tregojnë se në qershor të këtij viti në vend kanë marrë pensione 341.146 persona. Prej tyre 74336 janë përfitues të pensionit familjar, 26.231 pension invaliditeti dhe 239.783 pension pleqërie.Pensioni mesatar ka qenë 21.241 denarë dhe është nën 60 për qind të shumës së pagës neto prej 41.252 denarë.Në pensionet familjare, shuma mesatare e të ardhurave të pensionistëve është 16.709 denarë, për invalidët 18.830 denarë dhe për të moshuarit 22.884 denarë.

Për dallim nga pensioni mesatar më i lartë ushtarak, i cili ishte 29.910 denarë, pensioni mesatar më i vogël ishte pensioni bujqësor, prej 10.939 denarë. Pensionin më të lartë e marrin 27 persona prej 80.280 denarë. Bëhet fjalë për një familje dhe 26 pensione pleqërie.

Me harmonzimin e fundit më 1 mars të këtij viti, pensionet u rritën për 5.3 për qind.Prej një tetorit do të paguhen edhde 2500 denarë shtesë në mënyrë lineare për të gjithë pensionistët, ndërsa e njejta shumë do të paguhet edhe në pranverë. (koha.mk)



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *