Dënime prej katër, tri e dy ndeshje moslojë për rrahjen e juniorëve në Fushë-Kosovë
Një rrahje masive ndodhi në ndeshjen e juniorëve mes Fushës Kosovës dhe Gjilanit. Dhe të martën Disiplinori i FFK-së caktoi dënimet.
Fushë Kosova, për hyrje të personave të paautorizuar në fushë, u gjobit me 500 euro. Prej lojtarëve, Eldis Kolshi i Fushë Kosovës u dënua me katër ndeshje moslojë për shkelmim të lojtarit kundërshtar. Ardijan Berbatovci, Arjanit Ajeti, Eduard Muqolli e Muhamed Simnica po ashtu të Fushë Kosovës, u dënuan me tri ndeshje moslojë.
Me dy ndeshje moslojë u dënua Denis Mekolli i Fushë Kosovës, sa edhe Leart Kërqeli e Elton Isufi të Gjilanit. Tri ndeshje do të mungojë lojtari tjetër i Gjilanit, Femi Kryeziu.
Bernard Karrica i Ballkanit u ndëshkua me dy ndeshje moslojë për kartonin e kuq ndaj Dritës. Ai goditi me bërryl lojtarin kundërshtar.
Për rrahjen e tifozëve të Fushë Kosovës e Vushtrrisë, në ndeshjen e Ligës së Parë, është inicuar procedurë disiplinore ndaj Fushë Kosovës. Një tifoz është lënduar rëndë në kokë.