‘Nuk kam asnjë peng’, Gundogan: Te Barcelona realizova një ëndërr
Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, ka shpjeguar se se nuk është penduar për vitin e tij me Barcelona-n. Gundogan u largua nga Barça për t’u rikthyer te City në ditët e fundit të merkatos së verës.
Ai tha për Daily Mail: “Kur isha i sigurt se do të ishte fantastike të kthehesha, fola me Pep Guardiola-n. “I telefonova dhe e pyeta nëse mund ta imagjinonte. Nuk ishte nga hiçi. E kisha menduar. Ishte diçka që personalisht doja të bëja dhe nuk kisha shumë për të humbur, e kuptoni? “Isha pak nervoz paraprakisht, por ishte një telefonatë e këndshme. Natyrisht, marrëdhënia ime me Pep ishte gjithmonë e mirë.
Edhe pse isha në Barcelonë vitin e kaluar, ne patëm disa telefonata mes njëri-tjetrit. Ne në fakt u takuam edhe atje një herë. Në lidhje me sezonin e kaluar te blaugranat, Gundogan tha: “E dini, mendoj se kam kaluar një kohë të suksesshme atje. “Domethënë, përveç çdo gjëje, kam luajtur për një nga skuadrat më të mëdha në botë. Kam përmbushur një nga ëndrrat e mia të fëmijërisë, duke luajtur për Barçën dhe duke veshur atë fanellë. “Ndoshta njerëzit do të shikojnë sezonin e kaluar dhe do të mendojnë se ne nuk fituam asgjë. Kjo është e vërtetë.
Por nëse shikoni se si luajtëm, ne kishim 85 pikë në fund të sezonit, vetëm tre më pak se vitin e kaluar kur Barça fitoi kampionatin. “Ne po luftonim kundër një skuadre vërtet të fortë si Real Madrid. Ndihem shumë i privilegjuar që kam luajtur për Barcelona-n. Në rrethana të tjera ndoshta gjërat do të kishin shkuar ndryshe. “Ishte një përvojë e vështirë, por edhe e madhe. Kështu që nuk kam fare keqardhje”.