October 7, 2024

Kiara Tito, Nevina Shtylla, Bora Zemani e Heidi Baci e “kapën prime-n” e sezonit, iu besohen këto programe…

0


Prej kohësh në rrjet po përfliten emrat e moderatoreve që do të jenë këtë sezon televiziv në ekran.

Sikurse po flitej dhe vet Kiara Tito e konfirmoi, rikthimi i saj do të jetë si moderatore e spektaklit më të dashur të humorit “Portokalli” në sezonin e tij të 42-të, bashkë me Nevina Shtyllën.

Sa i përket Bora Zemanit sikurse “XL Media” iu ka bërë më herët me dije, do të jetë moderatore e “game show”-t më të ri në ekran, “Piramida”, ku yjet e mbrëmjes do të jetë çdokush nga ju që do të marrë pjesë, bashkë me familjen.

Nga ana tjetër, Heidi Baci do të jetë pjesë e ekranit për herë të parë si moderatore në rikthimin e emisionit të mbrëmjes “Goca dhe Gra”, i cili këtë herë thuhet se do të vijë krejt ndryshe.

Të katërta vajzat do të “mbulojnë” orën 21:00 dhe 22:00, ose siç njihet “prime time”. Pra mund të themi me plot bindje se Kiara, Nevina, Bora dhe Heidi e “kapën primen” këtë sezon! 🙂



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *