October 10, 2024

Nikolloski në Budapest në takimin e ministrave të transportit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian

0


Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot dhe nesër është për vizitë pune në Hungari, ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të transportit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Në takimin në Budapest do të bisedohet për prioritetet në sektorin e transportit si faktor kyç në integrimin ekonomik të BE-së dhe konkurrencës. Përveç ministrave të transportit nga Unioni, në takimin joformal marrin pjesë edhe ministrat e transportit të vendeve nga Ballkani Perëndimor, nga vendet e EFTA-s, më tutje Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, si dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizatave transportuese”, njoftoi Ministria e Transportit.

Takimi i ministrave është paraparë të zgjasë në dy sesione. Në sesionin e parë do të flitet për përmirësimin e konkurrencës së sektorit të transportit të BE-së, përmes debatit për përmirësim të lidhjes mes BE-së dhe vendeve fqinje, sfidat dhe mundësitë të cilat dalin nga transporti i gjelbër si dhe digjitalizimi në transport.

Fokus i veçantë në sesionin e dytë do të jetë sektori hekurudhor, masat dhe strategjitë e nevojshme për vendosje të rrjetit të shpejtë hekurudhor, përmirësim të lidhjeve mes vendeve rurale dhe urbane dhe mobilizim të burimeve të nevojshme për përmirësimin e konkurrencës së sektorit.

Takimi i ministrave është organizuar nga Hungaria në kuadër të presidencës së saj me Bashkimin Evropian, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Transportit.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *