Kryeministri Kurti udhëton për në Bruksel
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel për të marrë pjesë në drekën e punës me liderë të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.
Kështu ka njoftuar Zyra e kryeministrit të Kosovës. Von der Leyen ka ftuar liderët e Ballkanit Perëndimorë për të diskutuar rreth agjendës së reformave që gjashtëshja ballkanike i ka dorëzuar Brukselit, të cilat janë parakushte për të nisur pagesat e para nga Plani i Rritjes.