October 12, 2024

Kryeministri Kurti merr pjesë në drekën e punës me liderët e Ballkanit Perëndimor

0


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të enkte do të marrë pjesë në një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, me ftesë së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kryeministri Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim, ku do të diskutohet agjenda e reformave për rajonin.

Këto reforma janë thelbësore për të përmbushur kushtet e nevojshme që mundësojnë disbursimin e pagesave të para nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor, një iniciativë e mbështetur nga Bashkimi Evropian për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendeve të rajonit në BE.

Për këto agjenda pëlqimin duhet ta japin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe komiteti i instrumenteve të paraanëtarësimit. Akoma po synohet që pagesat të nisin gjatë vjeshtës, por në Komisionin Evropian nuk ka datë të qartë kur shtetet në fjalë mund të përfitojnë nga këstet e para.

Në këtë drekë pune, shtetet e rajonit do të përfaqësohen nga kryeministrat, pos Serbisë e cila do të përfaqësohet nga presidenti.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *