Dea Vieri tregon ngacmimin s*ksual nga biznesmeni:”Dua s*ks të shpejtë…”
Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, u diskutua për ngacmimet seksuale, ku disa nga të ftuarit vendosën që të tregonin historitë e tyre personale.
Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Dea Vieri, u shpreh se format e ngacmimit seksual janë të pafundme.
“Unë mendoj se të gjitha vajzat minimalisht një herë e kanë ndjerë vetën të ngacmuar seksualisht, qoftë nga një djalë në rrugë, qoftë nga ai që hap makinën dhe thotë ‘të hëngsha këtë, të hëngsha atë’, qoftë kur ke një koleg pune dhe të vjen e të përqafon i çik më fort edhe të ngjeshët pas teje. Mendoj se format e ngacmimit seksual janë të pafundme”, tha fillimisht Dea.
Më pas, Vieri ndau me panelin dhe publikun historinë e saj personale. Ajo tregoi se kur ka qenë 17 vjeçe ka marrë ngacmimin e parë seksual.
Dea shprehet se shkoi në një takim pune dhe pronari i lokalit i kërkoi troç ‘seks’. Ajo shtoi se nuk e ka denoncuar rastin në fjalë dhe madje nuk i ka treguar as nënës së saj që të mos e shqetësonte.
“Unë personalisht ngacmimin tim të parë seksual e mbaj mend kur kam qenë 17 vjeçe e gjysmë. Kërkoja punë si kameriere në një nga baret e lagjes sime aty. Takova zotërinë që ishte pronari. Më la një orar pune, ai mund të ishte diku te 32-35 vjeç, kishte nuse dhe fëmijë se më tregoi.
Është një nga historitë më traumatizuese të jetës sime sepse ai më ka thënë troç: “Shiko, flasim troç se unë nuk kam kohë për të humbur. Unë dua seks të shpejtë”.
Unë isha 17 vjeç dhe normalisht u trondita. Nuk kisha pasur ndonjëherë përballje të tilla. U shmanga, u stepa dhe nuk e di ku gjeta guximin dhe fillova të bëja moral. ‘Ti je burrë i martuar, ke fëmijë, si nuk të vjen turp’.
Ai u revoltua shumë, nuk donte t’ia dinte fare se isha edhe minorene. Nuk bëra asnjëherë denoncim dhe me thënë të drejtën këtë histori nuk ia kam thënë as nënës sime se nuk doja t’a bëja merak.
Vajzat shqiptare po përdhunohen dhe me zor po shkojnë t’a raportojnë. Vajzat shqiptare po vriten dhe ke komentet ‘ka bërë diçka që e ka vrarë’.
Nëse shkoj e raportoj, fillojnë ‘po ti shiko si vishet ajo, si del ajo, normal ça pret kjo’. Është pak e vështirë dhe do shumë guxim të shkosh të denoncosh dhe sa i fuqishëm është shteti jonë që të na mbrojë”, përfundoi Dea.