Apeli i GJKKO “rrëzon” SPAK-un, shpall të pafajshëm ish- kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar), më datë 19.09.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 4/60 akti, datë 09.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 44, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
“1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Eduart Kapri për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Eduart Kapri për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Avdulla Cano për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.
3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Nexhmi Torra për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.
4. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Enkeleida Kllomollari për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.
5. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Safet Blacëri për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.
6. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Gurali Blacëri për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.
7. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, seancës paraprake dhe gjatë gjykimit në themel, në bazë të neneve 393 të Kodit të Procedurës Penale, i ngarkohen palëve sikurse i kanë kryer.
8. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 44, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.