Përfundoi debati në Gjykatën Kushtetuese për Balancuesin, pritet votimi
Para pak çasteve ka përfunduar debati në Gjykatën Kushtetuese rreth Balancuesit. Votimi pritet në fund pasi të kalohet i gjithë rendi i ditës.
Në rend dite të seancës së sotme të 24-t të Gjykatës Kushtetuese janë pesë nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, gjashtë propozime për vendoseje me draft vendime (lëndë për të cilat tashmë është shterur diskutimi) dhe draft – vendime për tetë lëndë.