February 11, 2025
459749316_1048488176630805_392577443075195563_n.jpg


Për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike kanë ardhur reagime të shumta edhe nga radhët politike të Partisë Socialiste. Kryetari i grupit Parlamentar, Niko Peleshi, dhe deputeti, Bledi Çuçi me anë të një postimi në facebook shprehin ngushëllimet e tyre për familiarët e Bogdanit.

Teksa e konsiderojnë të ndjerin një zë fryemëzues në politikën shqiptare, ata shprehen se është e vështirë të zbusësh peshën e dhimbjes për këtë rast tronditës.

Reagimi i Peleshit:

Tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë Gerti Bogdani. Një zë frymëzues në politikën shqiptare, në mbështetje të të rinjve dhe profesionistëve.

U prehsh në paqe, Gerti!

 

Reagimi i Çuçit:

Lajm i kobshëm ndarja e papritur nga jeta e kolegut tonë dhe ish-deputetit, Gerti Bogdani. Zor të gjesh fjalë që zbusin peshën e rëndë të dhimbjes e të zemrave të bëra gur prej tronditjes. Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve e familjarëve të Gertit. U prehsh në paqe dhe dritë të pastë shpirti

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *