October 6, 2024

“Diaspora hambar votash, PS duhet t’i maksimalizojë”, zbardhen porositë e Ramës në mbledhjen me kryebashkiakët socialistë: Fusha është e hapur, në sulm

0


Detaje të reja janë zbuluar nga mbledhja e kësaj të marte në Tiranë e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë.

Burime bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama e ka vendosur theksin në zgjedhjen e koordinatorëve dhe zgjedhjet e 2025.

Gjithashtu ai i ka kushtuar dhe vëmendje diasporës, ndërsa ka kërkuar që të janë aktivë në mënyrë që të maksimalizohet vota e diasporës në favor të PS.

Burime nga mbledhja thonë se Rama ka shprehur synimin e 1 milionë votave në favor të PS në zgjedhjet e përgjithshme.

“Fusha është e hapur dhe e gjithë partia e PS duhet të jetë në sulm. Diaspora hambar votash, PS duhet t’i maksimizojë”, mësohet të ketë thënë ai.

Synimi i kryeministrit është jo vetëm për të fituar dhe siguruar mandatin e katërt, por për të siguruar edhe një rezultat të thellë dhe diferencë nga zgjedhjet e kaluara.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *