Arben Derhemi dhe moderatorja i japin fund martesës disa vjeçare?
Ndarja po ktehet në një trend gjithnjë e më në rritje në shoqërinë shqiptare dhe sidomos tek çiftet e famshme.
E duket se ky “trend” ka prekur edhe aktorin Arben Derhemi dhe bashkëshorten e tij, moderatoren Iva Korumi.
Në rrjet po thuhet se çifti i ka dhënë fund martesës së tyre disa-vjeçare, fryt i së cilës është edhe një vajzë.
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se shkak për ndarjen ka qenë tradhtia e aktorit. Ish-moderatorja nuk ka arritur dot ta kapërcejë një gjest të tillë dhe kështu dyshja ka ndarë rrugët nga njëri-tjetri, ndonëse kjo nuk është konfirmuar nga vet Iva.
Megjithatë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se dhimbja e ndarjes është kapërcyer nga të dy, duke qenë se martesa ka mbaruar prej thuajse një viti.
Siç ndodh zakonisht në këto raste, nuk ndiqen as nëpër rrjetet sociale.
Kujtojmë se Arben Derhemi sapo ka përfunduar xhirimin e serialit “Njerëz dhe fate”. Sa i përket Iva Korumit, ajo është larguar nga televizioni dhe ka vendosur të mbajë një profil privat edhe në rrjete sociale.