Plagosi me thikë djalin, Prokuroria Fier mbyll hetimet, dërgon për gjykim babain! Ja akuzat që rëndojnë mbi të
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim shtetasin Bashkim Plaka pasi akuzohet se plagosi me thikë djalin e tij, Nari Plaka, ngjarje e ndodhur më 28 maj të këtij viti.
Ndaj 69-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale ‘Plagosje e rëndë’ dhe ‘Dhunë në familje’
“Për shkak të dëmtimeve të marra shtetasi N.P. ju nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Lushnjës. Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi B.P ka kryer edhe veprën penale të dhunës në familje në dëm të bashkëshortes”, thotë prokuroria.
Njoftimi
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Fier, përfundoi hetimet për procedimin penal nr.792/2024 dhe dërgoi për gjykim shtetasin B.P. për veprat penale ‘Plagosje e rëndë’ dhe ‘Dhunë në familje’ parashikuar nga nenet 88/1 dhe 130/a/1 të Kodit Penal.
Në bashkëpunim me policinë gjyqësore, kjo prokurori bëri të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e datës 28.05.2024, ku shtetasi B.P. goditi me thikë në pjesën e barkut shtetasin N.P., me banim në fshatin Gjazë, Lushnjë.
Për shkak të dëmtimeve të marra shtetasi N.P. ju nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Lushnjës. Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi B.P ka kryer edhe veprën penale të dhunës në familje në dëm të bashkëshortes.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale të dhunës në familje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve më të rënda në të ardhëm.