Shprehu hapur mbështetjen ndaj Kamala Harrisit, ish-presidentit Trump nuk i del inati me këngëtaren Taylor Swift: E urrej!
Donald Trump ka lëshuar një tjetër kritikë ndaj superyllit Taylor Swift pasi ajo shprehu hapur mbështetjen ndaj Kamala Harris për presidente të SHBA-ve.
“E URREJ TAYLOR SWIFT!”, shkruan Trump në një status në ‘Truth Social’ në stilin e tij me shkronja të mëdha, pa kontekst apo shtjellim.
Duke iu përgjigjur Trump në një postim në X (ish-Tëitter), Liz Cheney, ish-përfaqësuesja republikane e Kongresit që po mbështet Harris, citoi komentin e tij dhe shkroi, “Thotë njeriu më i vogël që ka jetuar ndonjëherë”, duke iu referuar një kënge nga albumi më i fundit i Swift.
Ana Navarro, strategja dhe komentatorja e GOP, e cila është një kritike e zëshme e Trump, postoi në X , “Donald Trump e ka humbur atë pak mendje që i kishte mbetur. Taylor Swift e theu atë.”
Donald Trump has lost what little sanity he had left.
Taylor Swift broke him. pic.twitter.com/LOOOZgFwtp— Ana Navarro-Cárdenas (@ananavarro) September 15, 2024