Mbeti brenda makinës për një orë, aksidentohet rëndë Meriton Mjekiqi, dërgohet me urgjencë në spital…
Moderatori Meriton Mjekiqi ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik gjatë kthimit për në Kosovë.
Sipas raportimeve të “PopArt”, aksidenti ka ndodhur në orët e vona të natës, teksa Meritoni po udhëtonte në autostradën që të çon në Prishtinë, pas një qëndrimi në Shqipëri.
Sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ndodhur kur njëra nga gomat e makinës së tij ka shpërthyer papritur, duke bërë që Meritoni të humbasë kontrollin e automjetit. Si pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë të hapur.
Për shkak të orës së vonë, moderatori mbeti i bllokuar brenda automjetit për pothuajse një orë, derisa ekipet e shpëtimit arritën në vendngjarje.
Pasi u nxor nga makina, Mjekiqi u dërgua menjëherë në urgjencë për të marrë trajtimin e parë mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore ende konsiderohet e rëndë, dhe ai është nën mbikëqyrje intensive nga mjekët.
Deri tani ende nuk ka asnjë reagim nga Mjekiqi apo partnerja e tij, Ilnisa.