Një tjetër dramë sapo i shtohet showbiz-it, ndoshta një nga më të “fortat” prej kohësh.
Rina Zaiti që përflitet se është në një romancë me reperin Ledri Vula, pas fotos së publikuar ditën e djeshme teksa pushonin në Jalë shifet se vetëm një muaj më parë komentonte në postimet e Sara Hoxhës.
Jo vetëm kaq, por Rina dhe Sara kanë shumë shoqëri të përbashkët që me sa duket i ka bërë bashkë vajzat herë pas here, ndërsa tashmë nuk ndiqen më në rrjete sociale.
Nga ana tjetër, Rina Zaiti është mikeshë e këngëtares Dafina Zeqirit, ish partneres së Ledrit, e cila vetëm verën e vitit të kaluar u përfshi në një debat virtual me reperin dhe Sarën (asokohe ende çift).