October 8, 2024

Presidentja Osmani: 11 Shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

0


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani,me rastin e 23- vjetroit të sulmeve tragjike të 11 shtatorit 2001  ka përkujtuar viktimat e aktit terrorist në kullat binjake në Nju Jork, ku gjetën vdekjen afër 300 persona.

Në një postim në ‘Facebook’, presidentja Osmani, ka thënë se ky akt ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë dhe la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e familjeve të viktimave dhe gjithë botës demokratike.

“Tmerri dhe humbja e pakuptimtë e afër 3000 jetëve na kujtojnë brishtësinë e paqes dhe dhimbjen e thellë, të cilën e ka shkaktuar ky akt terrorist. Imazhet, pikëllimi dhe ankthi mbeten të gdhendura në kujtesën tonë kolektive”, ka shkruar Osmani.

“Sot shënohet 23-vjetori i sulmeve tragjike të 11 shtatorit 2001, ditë, e cila ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë dhe la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e familjeve të viktimave dhe gjithë botës demokratike. Tmerri dhe humbja e pakuptimtë e afër 3000 jetëve na kujtojnë brishtësinë e paqes dhe dhimbjen e thellë, të cilën e ka shkaktuar ky akt terrorist. Imazhet, pikëllimi dhe ankthi mbeten të gdhendura në kujtesën tonë kolektive. Në këtë ditë ne gjejmë forcën në unitet, duke qëndruar përkrah popullit amerikan, si gjithmonë, në mbrojtje të paqes, drejtësisë dhe një të ardhmeje më të mirë!”, ka shkruar presidentja në ‘Facebook’.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *