October 7, 2024

Mucunski për vizitë punë në Spanjë

0


Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot është për një vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, ku do të realizojë takim me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit, Hoze Manuel Albares Bueno.

Gjatë vizitës ministri Mucunski, siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, do të takohet me anëtarë të Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit të Spanjës, me nënkryetarin e Konfederatës Spanjolle të Bizneseve (CEOE), Inigo.Fernandez de Mesa, ndërsa do të ketë fjalimin e tij në Institutin Mbretëror El Cano me temën “Integrimi në BE si imperativ për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Në fokus të bisedimeve, siç informojnë nga Ministria, do të jenë marrëdhëniet politike mes dy vendeve, mundësitë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në perspektivat për thellimin e marrëdhënieve ekonomike.

Në takime do të shkëmbehen mendime dhe për dosjen e BE-së të vendit tonë dhe mbështetjen nga Spanja në këtë kontekst, si dhe bashkëpunimin në formate të shumta shumëpalëshe.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *