October 8, 2024

Sami Musa i treti në listë për zgjedhjet e ardhme parlamentare të Hamburgut në Mars 2025

0

Sami Musa, politikan i “Partisë liberale – FDP-së së Hamburgut me origjinë shqiptare, u zgjodh nga anëtarët e partisë liberale të shtunën e kaluar në vendin e tretë për zgjedhjet parlamentare të Hamburg që do të mbahen në vitit e ardhshëm.

Babai i tij, Xhelil Musa, erdhi në Hamburg në vitin 1970 si një nga punëtorët e parë (Gastarbeiter) nga Kosova, ku hapi disa hotele dhe restorante. Me gjithë aktivitetet e shumta afariste, krahass punës së tij në gastronomi, ai iu fokusua me përkushtim gjigant mbarë diasporës shqiptare, për të cilën ishte gjithmonë i përkushtuar, si në kulturë, sport edhe në urelidhjet politike mes institucioneve shterore të Hamburgut dhe të Kosovës së asajë kohë të veshtire. Për këto veprimtari, ai u nderua me çmimin “Nënë Tereza”. nga Presidenti i Shqipërisë.

Këtë përkushtim ndaj komunitetit shqiptar tani po e vazhdon edhe biri i tij, Sami Musa si deputet në perlamentin e Hamburgut prej 2020. Që nga shkurti i vitit 2023 Sami Musa është nënkryetar i Partisë Liberale (FDP) në Hamburg dhe delegat Federal i Partisë Liberale.

Së bashku me eurodeputeten dhe nënkryetaren e Partisë ALDE (Alliance of Liberals and Democrats for Europe group ) Svenja Hahn ishte në Kosovë dhe diskutoi për shqetësimet e vendit me Presidenten Osmani dhe organizata të tjera.

Takime të mëtejshme për të ardhmen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë planifikuar për vitin 2025 Ndër disa aktiviteteve të ndryshme, Sami Musa është angazhuar për

– njohjen e patentës shqiptare për shoferë,
– liberalizimin e vizave të Kosovës dhe mundësinë për mbajtjen e dyshtetësive.

Ai ishte gjithashtu mbeshtetes i një partneriteti midis shkollës Karl Gega në Tiranë dhe një shkollë profesionale në Hamburg. Veç kësajë, ai po përpiqet të zgjerojë programet e shkëmbimit midis universiteteve të Hamburgut dhe universiteteve në Evropën Juglindore.
Si pjesë e punës së tij në programin zgjedhor të FDP-së në Hamburg, ai shkon një hap më tej dhe bën thirrje aktive për partneritete strategjike mes Hamburgut me Tiranën dhe Prishtinën. Ai vetë ka lindur në Hamburg, por Musa thekson vazhdimisht: Nuk do t’i harroj rrënjët e mia!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *