October 8, 2024

Haxhiu me deklaratë shokuese: Ka pas lojtarë të Kosovës që nga hoteli kanë shku te mjekët popullorë

0


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka thënë se lojtarë që janë vizituar te mjekët popullorë gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës.

Haxhiu, në një deklarim në RTV Dukagjini tha se disa herë janë shkelur rregullat gjatë grumbullimeve të përfaqësueses.

Këto komente ai i dha derisa po fliste për debatin e madh të përjashtimit të tre futbollistëve të Kosovës të dielën.

Ai tha se Edon Zhegrova, Arijanet Muriq dhe Florent Muslija nuk janë të vetmit që i kanë shkelur rregullat e grumbullimit.

“Nuk janë këta të vetmit që kanë dal, as nuk është hera e parë që kanë dal. Në qit menaxhim, edhe kur ka ardhur Foda, edhe para lojës ndaj Rumanisë ka pasur lojtarë që kanë dal. Ka lojtarë që prej hotelit kanë dal e kanë shkuar te mjekët popullorë me u shëru tu i pasë mjekët në Federatë. Kjo ka ndodhë gjatë këtij menaxhimi të Federatës”, tha ai.

Pretendimet e Haxhiut, i cili ka shërbyer si nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, i ka hedhur poshtë Faruk Statovci, një analist në emisione sportive dhe ndihmës-trajner i kombëtareve të moshave të Kosovës.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *