Kombëtarja e Rumanisë ka arritur fitore të madhe në Prishtinë.
Rumunët triumfuan 3-0 ndaj Kosovës, në një ndeshje mjaftë të lehtë për ta.
Fillimisht, rumunët nisën epërsinë në minutën e 40-të, kur Dennis Man e mposhti Aro Muric, pasi ai nuk arriti të ndalë goditjen e tij “jo shumë të fortë”.
Pas pauzës prej 15 minutash, me një ndërhyrje të dobët nga Valon Berisha, Rumania shënoi nga penalltia me anë të Marin.
Ky gol edhe i demotivoi lojtarët dardanë, të cilët nuk arritën të kthehen në lojë.
Kështu, Rumania e shfrytëzoi mundësinë dhe arriti të shënojë edhe golin e tretë më anë të Dragus.
Lajmet e këqija s’u ndalën këtu, pasi Mërgim Vojvoda u ndëshkua me të kuq në minutën e 85-të.
Kështu, Rumania e Qipro kryesojnë tabelën në grupin e Kosovës, e cila mbetet e fundit, derisa Lituania zë vendin e tretë.
Kosova do të luajë ndeshjen e dytë të shtatorit ndaj Qipros të martën në Larnaca./GazetaExpress/
You may also like
-
“Vendosëm ta mbanim skuadrën të vogël”, Kompani shpjegon pse Bajerni nuk kishte nevojë për…
-
U tërhoq nga volejbolli prej gjoksit të madh, tani shënon me “zhytje” në… Only Fans
-
VIDEO/ Transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës, sulmuesi pëson dëmtimin fatal dhe thyen këmbën
-
Kategoria e Dytë/ Beteje katërshe në Grupin B, Oriku e mbyll i pari me humbje. Zhgënjen Partizani B
-
“I pazëvendësueshëm për Anglinë”, Uejn Runi zbulon pasuesin ideal të Herri Kejnit për shiritin e kapitenit
