Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, ditën e sotme ka lënë të kuptohet për publikun se mund të jetë pjesë e Big Brother Vip.
I ftuar në “Wake up” ai është vënë në siklet nga moderatorët pasi është pyetur pse nuk bëhet pjesë e BBV.
Mirëpo përgjigjja e tij na habiti të gjithëve pasi tha se po të njëjtën pyetje merr dhe nga persona të tjerë sidomos në palestër të cilët nxisin artistin të jetë pjesë e këtij reality show pasi në fund të fundit nuk ka asgjë për të humbur.
“Po pse jo ma kanë thënë shumë njerëz! Sidomos aty në palestër dhe unë i them “unë kërkoj mendimin tënd pse e thua të futem”. E më thonë “ke 20 vite karrierë, s’ke çfarë humb”, edhe unë i them “epo votomë! Do mem pa aty? Votomë,” tha këngëtari.
Me këtë thirrje Shpati ngriti dyshimet se mund të jetë pjesë e këtij edicioni por asgjë e konfirmuar ende.
Source link