Xhaferri: SKANDAL/ Veliaj dirigjoi masakrën mjedisore në Tiranë për të monopolizuar shërbimin e pastrimit!
Kryetari i Forumit Rinor në Partinë Demokratike, Besart Xhaferri akuzon kryebashkiakuan e Tiranës, Erion Veliajn për neglizhencën e pastrimit të plehrave në koshat e Tiranës. Teksa e cilëson një skandal, Xhaferri shkruan në një postim në Facebook se lagjet e Tiranës po përmbyten nga mbeturinat pasi kryebashkiaku Veliaj ka pezulluar bashkëpunimet me kompanitë pastruese, pasi sipas tij, “nuk i nënshtrohen manualit të bandës 5D”
Denoncimi i plotë:
Erion Veliaj konfirmoi se masakra mjedisore në Kryeqytet u bë që pastrimi i Tiranës të mos jetë në duart e disa kompanive, pasi kjo pasohet me konkurencë dhe rritje të cilësisë së shërbimit, por të jetë monopol i ECO Tirana.
Lagjet e Kryeqytetit u përmbytën nga mbeturinat, pasi Erion Veliaj ka vendosur të mos bashkëpunojë me asnjë kompani private në këtë vend që nuk i nënshtrohet Manualit të Bandës 5D me të cilin ai drejton Bashkinë Tiranë.
Erion Veliaj, aksioner i Inceneratorit të Tiranës që nuk djeg mbetje por vetëm taksat tona, së paku duhet të thirret urgjent nga institucionet përgjegjëse për dirigjimin e kësaj masakre mjedisore, me pasoja fatale për shëndetin e banorëve, që jetojnë në qytetin më të ndotur të Evropës.
Kreu i Bandës 5D duhet ti përgjigjet kërkesës së Këshilltarëve të opozitës për transparencë për çështjen e mbetjeve.
Veliaj në mos është peng i mafies që merret me biznesin e plehrave është aksioner me të drejta të plota me ta në këtë sipërmarrje.
Qytetarët e Tiranës nuk do ti ndalin protestat deri sa ky i korruptuar të përgjigjet para ligjit për vjedhjet e tij në krye të Bashkisë Tiranë.