Linda Halimi është ndarë nga bashkëshorti? Ish banorja e BBVK2: “Hajde gzuar…”
Raporti i këngëtares shqiptare, Linda Halimi me partnerin e saj, reperin Big D, ka qenë shumë i komentuar prej vitesh.
Shumë shpesh artistja u bë pjesë e lajmeve rozë për shkak të jetës personale pasi sërish pati dyshime për marrëdhënien e tyre.
Të gjitha ajo i ka sqaruar vetë përmes një reagimi në Instagram.
“Hajde gëzuar. A jam ndarë a nuk jam ndarë? Nuk po kuptoj asgjë as unë”, ka qenë reagimi i bukuroshes së njohur, duke treguar se nuk është ndarë nga partneri i saj.
Çifti jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe kanë vazhduar me aktivitetet e tyre.
Dyshja kanë edhe një vajzë të quajtur Kaimana World.