![mpape-1.webp.webp](https://gazeta-telegram.com/wp-content/uploads/2024/09/mpape-1.webp.webp)
Kylian Mbappe ka pasur të paktën 16 prekje më shumë në zonën kundërshtare se çdo lojtar tjetër në pesë ligat më të mira të Evropës këtë sezon.
Numri i madh i prekjeve të francezit në zonë tregojnë pozicionimin dhe lëvizjen e tij, të cilat janë thelbësore në prishjen e linjave mbrojtëse.
Aftësia e tij për të marrë topin në zona të rrezikshme i lejon atij të gjuajë në portë dhe të asistojë shokët e skuadrës, duke e bërë atë një kërcënim të dyfishtë në fazën e sulmit.
Mbappe deri më tani ka shënuar 2 gola në 4 ndeshje për Real Madridin, raporton AS.
Përkundër kritikave të shumta nga mediat dhe legjendat e futbollit, sulmuesi 25-vjeçar ka filluar t’i heshtë ata.
Mbappe po fillon të rikthehet në formën e tij më të lartë, pasi tashmë ka filluar të ambientohet me futbollin në La Liga.