December 13, 2024
kanabis.jpg


Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi u kap me doza kokaine dhe kanabisi me vete. Mësohet se J.K 20 vjeç, siguronte lëndët narkotike, i ndante në doza dhe më pas i shiste në lagjet e Vlorës. Gjithashtu si person me dijeni për këtë veprimtari, është proceduar edhe miku i tij E.Q 22 vjeç. Për pasojë janë sekuestruar sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, 100 000 lekë, një celular, si dhe automjeti.

Policia:

U kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, gati për shitje, vihet në pranga 20-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe një shtetas, pasagjer në automjetin që drejtonte 20-vjeçari, pasi kishte dijeni për këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, që u gjetën në automjet, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike dhe automjeti.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli,” kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– J. K., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues këtë shtetas dhe me pasagjer shtetasin E. Q., 22 vjeç, në fshatin Radhimë, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, 100 000 lekë dhe një celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në doza dhe i shiste ato në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës. Për këtë veprimtari kriminale dyshohet se kishte dijeni shtetasi E. Q., që e shoqëronte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *