September 19, 2024

Ministria e Arsimit ofroi libra falas, Xhixho: Librat janë të përdorur dhe jo të rinj, kjo qeveri që nuk e ka pasur kurrë prioritet arsimin

0


Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka bërë një postim në Facebook, ku ka kritikuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama dhe Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, për atë që ajo e cilëson si mashtrim të përvitshëm lidhur me shpërndarjen e librave falas për nxënësit.

Sipas Xhixhos, e vërteta është se shumica e librave që shpërndahen nuk janë të rinj, por të përdorur dhe të papërdorshëm, duke detyruar prindërit të blejnë tekste të reja nga e para.

POSTIMI I PLOTË:

Boll me mashtrimin e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut çdo  fillim viti shkollor për libra falas për nxënësit.
E vërteta është që librat janë TË PËRDORUR dhe JO të rinj.
Mijëra nxënës në gjithë Shqipërinë do ta nisin vitin e ri shkollor me tekste të vjetra. Përtej propagandës false për tekste falas, asgjë nuk ka ndryshuar.
Librat falas janë të papërdorshëm, çka i detyron  prindërit të blejnë tekste të reja nga e para.
Pajisja me tekste të reja falas e 238 000 nxënësve është një gënjeshtër e madhe.
Tekste të reja  falas kanë vetëm klasat I-III, edhe ato me mungesa, ndërkohë nga klasa e IV-IX  janë të përdorur dhe jashtë funksioni që e bëjnë të pamundur që fëmijët të punojnë me to.
Partia e Lirisë ka kërkuar prej kohësh pajisjen me tekste falas të rinj për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar deri në klasën XII, por një qeveri që nuk e ka pasur kurrë prioritet arsimin, zgjedh të mashtrojë sepse paratë i duhen për skemat korruptive si inceneratorët.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *