Siç u raportua, të gjitha klubet dhe ekipet kombëtare ruse janë pezulluar nga pjesëmarrja në garat e FIFAs dhe UEFAs deri në një njoftim të dytë.
Pas vendimeve fillestare të miratuara nga Këshilli i FIFAs dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFAs, të cilat parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot së bashku që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare përfaqësuese apo ekipet e klubeve, do të pezullohen nga pjesëmarrja.
Këto vendime janë miratuar sot nga Byroja e Këshillit të FIFAs dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFAs, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të të dy institucioneve për çështje të tilla urgjente.
FIFA and UEFA suspend Russian clubs and national teams from all competitions.
Full statement: ⬇️
— UEFA (@UEFA) February 28, 2022
Futbolli është plotësisht i bashkuar dhe në solidaritet të plotë me të gjithë njerëzit e prekur në Ukrainë.
Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm, në mënyrë që futbolli të jetë sërish një vektor për unitetin dhe paqen mes njerëzve.
Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading…