Remzie Osmani nuk e fsheh dhuratën e çmuar që ia bëri mbesës
18
Që nga paraqitja e saj e parë në vitin 1977 me këngën “Lute lute nëna bijen”, e deri te këngët e publikuara së fundi, vërtetohet se Remzie Osmani nuk ka ndaluar punën për asnjë moment, duke publikuar qindra këngë e shumë albume të suksesshme, shkruan “Kosovarja”.
Remzie Osmani ndër vite e ka dëshmuar se është këngëtare, por edhe nënë, gjyshe e vjehërr e dedikuar.
“E mira mbi të mirat që ka qenë për mua, është ardhja e mbesës time Emës, e cila më ka lumturuar pa fund. Edhe më të vërtetë ishte ndjenjë e mirë me u bë gjyshe”, ka thënë këngëtarja në një deklaratë të saj.

Këngëtarja, që tashmë është gjyshe e një mbese dhe një nipi, ka treguar se dhurata e parë që ia ka blerë mbesës është djepi.
