VIDEO/ Çfarë ndodhi mes Mozës dhe Sara Karajt pas finales së Ferma VIP?! – ekskluzivet

June 16, 2026


Gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti dhe Sara Karaj u shfaqën si dy nga banoret që patën përplasjet më të shpeshta me njëra-tjetrën.

Debatet, mosmarrëveshjet dhe qëndrimet e kundërta i vendosën shpesh në qendër të vëmendjes së publikut, ndërsa në disa raste ato kanë pranuar edhe vetë se raporti mes tyre nuk ishte aspak i lehtë.

Madje, në momente të ndryshme gjatë spektaklit, të dyja kanë refuzuar të qëndronin pranë njëra-tjetrës apo të zhvillonin biseda të gjata, duke e bërë të qartë se bashkëjetesa mes tyre ishte shpesh e vështirë. Megjithatë, siç ndodh shpesh në reality show, përplasjet mbetën brenda formatit.

Por çfarë ka ndodhur tani që aventura në fermë ka përfunduar?

Pamjet e publikuara pas finales tregojnë një realitet krejt ndryshe. Gjatë afterparty-t të organizuar pas spektaklit, Mimoza Ahmeti dhe Sara Karaj janë parë duke kërcyer së bashku në një atmosferë mjaft miqësore.

Në videon e ndarë nga vetë Mimoza në InstaStory, dy ish-fermeret shfaqen duke u argëtuar, ndërsa në disa momente afrohen pranë njëra-tjetrës dhe shkëmbejnë gjeste të ngrohta e plot përzemërsi.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fakti se videon e ka publikuar vetë Mimoza, e cila ka bërë tag Sarën dhe e ka shoqëruar postimin me një zemër, duke lënë të kuptohet se raportet mes tyre tashmë janë normalizuar.

Duket se me mbylljen e garës kanë mbetur pas edhe mosmarrëveshjet, ndërsa dy ish-konkurrentet po shijojnë marrëdhënien e tyre larg presionit dhe dinamikave që krijon një reality show.



Source link