E papritur/ “Më tërhoqen zvarrë…” Ermal Mamaqi flet për herë të parë pas asaj që ndodhi në Prime! – ekskluzivet
Pas zhurmës së madhe që u krijua në rrjetet sociale lidhur me mungesën e tij në pjesën e dytë të Prime-t të Ferma VIP, ka ardhur edhe reagimi i parë publik i Ermal Mamaqit.
Gjithçka nisi pas momentit kur opinionisti festoi me entuziazëm shpalljen e Ilir Shaqirit si finalist. Reagimi i tij u bë menjëherë viral dhe u komentua gjerësisht nga publiku.
Më pas, shumë ndjekës vunë re se Ermali nuk u pa më në studio, duke ngritur aludime se mund të ishte larguar nga produksioni pas festës së tij për Ilirin.
Vetë Mamaqi ka reaguar përmes Instagramit, ku fillimisht ripostoi një nga lajmet që po qarkullonin në rrjet dhe shkroi me ironi:
“Po. Është e vërtetë…”
Pak më vonë ai publikoi edhe një tjetër reagim, ku theksoi se kishte të drejtë të shprehte mendimin dhe emocionet e tij.
“Unë jam aty për të dhënë opinionin tim. Dhe ky është opinioni im i pastër. Kam të drejtë të gëzohem për mikun tim.”
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një tjetër deklaratë e tij, ku la të kuptohet se pas festës për Ilirin mund të ketë pasur pasoja të papritura.
Reagimi i Ermalit ka ndezur menjëherë diskutimet në rrjetet sociale, ku ndjekësit po debatojnë mbi atë që ka ndodhur realisht pas kamerave gjatë Prime-t.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse opinionisti do të jetë pjesë e finales së madhe të Ferma VIP.

