Sulmoi Dea Mishel gjatë protestës? Del emri i personit që po bën bujë në rrjet! – ekskluzivet

June 16, 2026


Vetëm pak orë pasi kërkoi publikisht ndihmë për identifikimin e personit që e sulmoi verbalisht gjatë protestës në Tiranë, Dea Mishel ka bërë të ditur identitetin e tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-banorja e Big Brother VIP ka publikuar emrin e personit që sipas saj ishte i përfshirë në incidentin e ndodhur gjatë protestës.

Por ajo që ka tërhequr edhe më shumë vëmendje është një tjetër postim i Deas, ku ajo ka ripublikuar një video të regjistruar disa ditë më parë nga ish-banori i BBVIP, Rogert Sterkaj.

Në videon në fjalë, Rogerti dëgjohet duke iu drejtuar Deas me fjalë që shumë ndjekës i kanë interpretuar si paralajmërim, duke bërë që materiali të shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pas publikimit të këtyre materialeve, rrjeti është mbushur me komente dhe reagime të shumta, ndërsa shumë ndjekës po diskutojnë lidhjen mes incidentit të sotëm dhe deklaratave të mëparshme që po qarkullojnë online.

Ndërkohë, Dea ka kërkuar që ngjarja të trajtohet seriozisht dhe që raste të tilla të mos përsëriten më gjatë aktiviteteve publike.

Situata vazhdon të komentohet gjerësisht në rrjet, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë reagime të tjera nga personat e përfshirë në këtë histori.



Source link