Me filtera, Eronita publikon selfie me Bleron
3
Influencerja Eronita ka ndarë së fundmi një fotografi në Instagram së bashku me bashkëshortin e saj, këngëtarin Blero Muharremi, ku çifti shihen të afërt dhe në një atmosferë të relaksuar.
Në imazh, Eronita shihet duke përdorur një filter të Snapchat-it, ndërsa fotoja shoqërohet me mbishkrime me nota humori, përfshirë “Collateral damage: husband edition” dhe “Nobody escapes my Snapchat filters, peace”, shkruan Indeksonline.
Postimi është interpretuar si një moment argëtues mes çiftit, duke treguar anën e tyre të përditshme dhe humorin në marrëdhënie.
Dyshja vazhdojnë të jenë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndajnë momente nga jeta e tyre private me ndjekësit.