“Herën e fundit isha burri ose nëna“, Livia me “diss“ të fortë
1
Livia Brunga, ka ndezur sërish rrjetin me lëvizjet e saj të fundit në media sociale.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në TikTok një video nga ishujt magjepsës, në Maldive, ku po shijon disa ditë pushimi mes luksit dhe pamjeve përrallore.
Por, përtej perëndimit fantastik të diellit dhe bukurisë së vendit ekzotik, sytë e të gjithëve mbetën te shkrimi që ajo kishte vendosur mbi video:
“Mezi pres të bëhem gruaja në lidhje. Herën e fundit isha burri, ose nëna.“
Ndonëse nuk dihet me siguri nëse ky reagim është një „diss“ i drejtpërdrejtë për Mevlan Shabën, në publik po komentohet gjerësisht si një kunj i mundshëm për historinë e tyre të kaluar.
Dyshja jetuan një romancë të shkurtër pas daljes nga formati televiziv, e cila u përmbyll me ndarje.
Mevlani kujtomë se ka nisur një kapitull krejtësisht të ri në jetën e tij private. Ai është i martuar dhe baba i një vajze të quajtur Mei.
Pavarësisht se kujt i drejtohet ky kunj, pushimet e Livias në Maldive sapo morën gjithë vëmendjen e mediave rozë.
@liviabrungaad maiora.