Robert Berisha me nuk e fshehe, shihet ne publik me vajzën e pare

May 30, 2026


Robert Berisha, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një imazh tejet të veçantë. Si rrallëherë, ai ka publikuar një fotografi të ëmbël krah vajzës së tij të madhe, Aronës, me të cilën po kalon këto ditë të bukura së bashku.

Në fotografinë e ndarë në Instastory, Roberti shfaqet me një buzëqeshje pranë Aronës. Përbri këtij imazhi të ngrohtë, moderatori ka vendosur një emoji në formë zemre me mbishkrimin “Vajza e babit”.

Arona, e cila jeton jashtë Kosovës, shfaqet shumë rrallë në profilin e Robertit, andaj çdo postim me të merr vëmendje të madhe.

Kujtojmë se Roberti është gjithashtu baba i një vajze më të vogël, Renee, të cilën e ka nga martesa e tij me këngëtaren e njohur Nora Istrefi.




Source link