E papritur! Merr fund shoqëria e fortë e dy banorëve të BBVK 4
1
Kishin një nga miqësitë më të forta dhe më të komentuara brenda mureve të Big Brother VIP Kosova, por a i mbijetojnë dot këto raporte botës reale?
Mesa duket, në rastin e Ludos dhe Benitës, përgjigjja po anon nga jo-ja. Ndonëse pas finales ata u panë shpesh bashkë, duke i dhënë suport njëri-tjetrit në punë dhe angazhime të përditshme, diçka është thyer rrugës.
Burime shumë të afërta të dyshes kanë bërë të ditur për Prive By Liberta Spahiu se shoqëria e tyre ka pësuar një krisje të dukshme.
Dhe konfirmimi më i madh në ditët e sotme, dihet tashmë, vjen nga rrjetet sociale. Dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, një detaj ky që flet vetë dhe jep sinjalin e qartë të një distance të krijuar mes tyre.
Se çfarë fshihet saktësisht pas kësaj krisjeje të papritur mes ish-banorëve, mbetet ta zbulojmë në ditët në vijim.
Screenshot