Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nominoi Jared Isaacman, një sipërmarrës miliarder dhe astronaut privat, për të drejtuar NASA.
Gjatë katër viteve të mandatit të dytë të Trump, NASA duhet të navigojë një numër ndryshimesh dhe sfidash të mëdha, përfshirë programin Artemis dhe komercializimin në rritje të hapësirës.
Pritet të jetë një periudhë ku SpaceX do të fillojë fluturimet komerciale dhe mbase për herë të parë të zbresë njeriun në Mars.
Isaacman, themeluesi dhe CEO i platformës së pagesave Shift4, ka qenë një prej zërave më të fortë në mbështetje të fluturimeve hapësinore komerciale.
Nën iniciativën e tij Polaris, ai mbështeti dy misione në orbitë që u kryen nga SpaceX. Në misionin e fundit, që u realizua në Shtator, Isaacman dhe katër anëtarë të tjerë bordi kryen ecjen e parë private në hapësirë duke përdorur kostumet e reja të SpaceX.
Isaacman mund të sjellë ndryshime radikale në mënyrën sesi NASA menaxhon buxhetin e saj 25 miliardë dollarësh, fuqinë punëtore prej 18,000 dhe programet e saj. /PCWorld Albanian
You may also like
-
Bëjeni çdo festë të paharrueshme me Galaxy Z Flip7 » PCWorld Albanian
-
Pas 400 vitesh Posta Daneze vendos të mos dërgojë më letra » PCWorld Albanian
-
AMD prezanton çipet e reja Ryzen AI Max+ dhe një procesor për gamerat » PCWorld Albanian
-
Dell ringjall markën XPS të laptopëve » PCWorld Albanian
-
Intel prezantoi në CES 2026 procesorët më të avancuar që ka prodhuar ndonjëherë » PCWorld Albanian
