E pabesueshme! Pas skandalit me Arbanën ku i tha “Kuçkë, Olës i ndodh e papritura jasht (FOTO)
Edhe pse rrugëtimi i Fabjola Elezaj në Ferma VIP përfundoi mes polemikash dhe kritikash të forta, duket se jashtë shtëpisë situata ka marrë një tjetër kthesë.
Pas debatit të bujshëm me Arbana Osmani dhe eliminimit të saj nga publiku, shumë menduan se Ola do të humbiste mbështetjen e ndjekësve.
Por ndodhi krejt e kundërta.
Që nga momenti i daljes nga reality show, ish-banorja ka parë një rritje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale.
Sipas pamjeve të fundit nga profili i saj në Instagram, Ola ka fituar mbi 30 mijë ndjekës të rinj, duke arritur tashmë në rreth 131 mijë followers.
Ndjekësit duket se kanë nisur ta shohin ndryshe ish-banoren, sidomos pas publikimit të videove dhe momenteve pranë Adioni dhe familjarëve të saj.
Ky ndryshim i madh në reagimin e publikut po komentohet shumë në rrjet, ku shumë thonë se “skandalet” televizive shpesh kthehen në më shumë famë dhe vëmendje për personazhet e reality show-ve.
