Olta Gixhari “rreshton” futbollistët, kë do të zgjidhte për një skenë të nxehtë

June 18, 2026


Kur bëhet fjalë për të trazuar ujërat e showbizz-it, Olta Gixhari di gjithmonë si ta godasë shenjën! E ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, aktorja e njohur ka bërë një “skaner” të pazakontë të botës së futbollit, duke i zhvendosur yjet e fushës së gjelbër direkt në setet e xhirimit të kinematografisë.

Përmes një “quiz-i” me moderatoren Marina Vjollca, Olta nuk ka ngurruar të ndajë me publikun preferencat e saj. Kush është regjisori perfekt, kush do të ishte “burri për shtëpi” dhe cili nga yjet e momentit do ta shoqëronte në një film me skena të nxehta?

Marina Vjollca: Ti je asi në kinematografi.

Olta Gixhari: Faleminderit!

Marina Vjollca: Kështu që unë dua që lojtarët të mi vendosësh në kinematografi. Kush është regjisori për ty, Ancelotti apo Nangelsmann?

Olta Gixhari: Ancelotti, pa diskutim më i madhi!

Marina Vjollca: Nëse do të luaje një film romantik, cilin do të zgjidhje si personazh Neuer apo Neymar?

Olta Gixhari: Mendoj që Neuer! Ka një figurë shumë familjare, shumë të konsoliduar. Neymar mendoj që është shumë mistrec për të krijuar një gjë romantike.

Marina Vjollca: Shkojmë te partneri ideal, këtë zëre se është burri ideal Modric, Vozinha, po bën një film familjar, cili do të ishte burri për shtëpi?

Olta Gixhari: Modric mendoj patjetër!

Marina Vjollca: Nëse do të zgjidhje për një reality show, kë mendon se do të fitonte Mbappe apo Yamal?

Olta Gixhari: Po këta të dy i njoh… domethënë jo personalisht. Mendoj që me gjithë eksperiencën e tij jetësore e fiton Mbappe. Yamal është i vogël, ka nevojë për më shumë eksperiencë.

Marina Vjollca: Nëse do të ishte një film me skena të nxehta, kush do të ishte ideali Bellingham apo Ronaldo?

Olta Gixhari: Bellingham.

Marina Vjollca: Nëse do të bëje një film për jetën tënde, cili do të ishte personazhi që do të merrje në film?

Olta Gixhari: Në rolin e kujt, që të luante kë?

Marina Vjollca: Nuk ka rol të caktuar.

Olta Gixhari: Edhe Loriku dhe Graniti na kanë bërë shumë krenarë. Pa dyshim që janë emra shumë të mëdhenj dhe ambasadorë të shkëlqyeshëm të Shqipërisë dhe të futbollit shqiptar, por nuk do kisha qejf t’i ndaja.

Marina Vjollca: Do i marrësh të dy?!

Olta Gixhari: Po pse jo, do kisha film me buxhet shumë të madh.




Source link