December 5, 2024
kurti-2.webp.webp


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Bruksel.

“Në Bruksel pata kënaqësinë që të takoj dhe të bashkëbisedoj me presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa, i cili sonte është gjithashtu nikoqir i darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor,” ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se Kosova është e përgatitur dhe e përkushtuar që të përparojë në rrugën drejt BE-së.

“Duke e uruar për detyrën e re dhe suksese të shumta gjatë angazhimit të tij, i ofrova bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë, gjersa vendi ynë mbetet i palëkundur në përkushtimin për integrim brenda familjes evropiane, aty ku Kosova përket”, ka shkruar kryeministri.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, ka thënë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

“Le të punojmë për ta realizuar. Ky është mesazhi që kam dhënë, së bashku me Kaja Kallas dhe Marta Kos, në darkën e sotme me liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai teksa ka publikuar një fotografi me liderët. 

Gjatë ditës, kyeministri Albin Kurti, ka takuar edhe shefen e re të diplomacisë evropiane, Kaja Kallas për të cilën tha se mezi pret “të punojmë bashkë për marrëdhënie sa më të fuqishme dhe të avancuara ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe rrugëtim sa më të shpejtë të Kosovës drejt Bashkimit Evropian”.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *