Plas në Ferma VIP – “Ty të njeh gjithë Tirana”/ Ola s’ka të ndalur, shpërthen ndaj Einxhel Shkirës (VIDEO) – ekskluzivet

May 6, 2026


Një tjetër debat i fortë është hapur në Ferma VIP, këtë herë nga Fabjola Elezaj.

Gjatë një bisede me Gresën, ajo ka rikthyer në vëmendje një episod shumë të komentuar nga Big Brother VIP Albania, që përfshinte Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira.

Fabjola u shpreh se mënyra si është trajtuar situata e saj së fundmi nuk ka qenë e drejtë, duke pretenduar se produksioni dhe studio nuk reaguan njësoj si në rastet e mëparshme.

“Kur Donaldit i thanë ‘ty të njeh gjithë Tirana’, u bë nami… ndërsa mua m’u tha troç dhe nuk pashë të njëjtin reagim,” – u shpreh ajo.

Sipas saj, kjo e ka bërë të ndihet e shtypur dhe e pambrojtur brenda formatit.

Deklarata ka ndezur menjëherë debat në rrjet, ku ndjekësit po krahasojnë situatat dhe po diskutojnë nëse ka pasur standarde të ndryshme në trajtimin e banorëve.



Source link