November 24, 2024
Miroslav-Lajcak-696x464-1.png


I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë takimit me ministrin francez për Evropë, Benjamin Haddad ka diskutuar për dinamikën në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak ka thënë se në kuadër të kësaj bisede është diskutuar edhe për procesin e dialogut dhe normalizimin e raporteve.

Ndërmjetësuesi Lajcak e ka falënderuar shtetin e Francës për përkrahjen e dhënë në procesin dialogues.

“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin Benjamin Haddad. Patëm një diskutim të mirë për dinamiken në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë në këtë proces”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *