November 24, 2024
960x0.jpg


Apple dërgoi iOS 18.1.1 tek përdoruesit, një përditësim emergjent i iPhone që duhet ta instaloni menjëherë.

Kjo sepse iOS 18.1.1 adreson dy probleme serioze sigurie të cilat po përdoren për sulme. Apple nuk dha shumë informacion çfarë ato rregullojnë në mënyrë që njerëzit të përditësojnë sa më parë që të mos bie pre e sulmeve.

CVE-2024-44308, përditësimi i parë i lëshuar në iOS 18.1.1 adreson një problem kritik sigurie në JavaScriptCore që mund të çojë në ekzekutimin e kodit të dëmshëm.

I dyti CVE-2024-44308 është një problem në WebKit, motorin që gjendet pas shfletuesit Safari. Nëse ekspozohet, një përdoruesit mund të bjerë pre e sulemeve CSS ku sulmuesit injektojnë kod të dëmshëm në një uebsajt të besueshëm apo aplikacion.

Apple ka informacion se këto probleme janë shfrytëzuar në sulme në kompjuterët Mac me procesorë Intel. Përveç iOS 18.1.1, Apple dërgoi iOS 17.2.2 për përdoruesit me pajisje të vjetra që nuk kalojnë dot në iOS 18 duke rregulluar dy problemet në fjalë. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *