S’PO DOJNË ME U MARTU, AMA SALLËN E KANË REZERVU
S’PO DOJNË ME U MARTU, AMA SALLËN E KANË REZERVU
Po thonë: “S’po dojmë me shku në zgjedhje se vendit i duhet stabilitet.”
Ama marrëveshje asesi nuk pranojnë. Kjo është një filozofi politike e gabuar, ngase po e kërkojnë rezultatin pa e pranuar procesin që e prodhon atë.
ZGJEDHJET NUK JANË DËSHIRË, POR PASOJË. Pasojë e atyre që nuk po duan me hyp në autobus, ama po ankohen pse s’po mbërrijnë në destinacion.
Kur në një demokraci, shumica prej 51% shkon përtej aritmetikës dhe ofron zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Jashtme, disa ministri tjera, madje hap rrugë edhe për kompromis në Kuvend, atëherë kemi të bëjmë me qasje shtetformuese, e jo me etje për dominim.
Sepse dominimi nuk negocion, nuk ofron e as nuk bën kompromis.
Në anën tjetër, refuzimi pa ASNJË alternativë konkrete për President nga ana e opozitës është bllokim i sofistikuar.
E dimë që balanca e pushtetit është thelbësore. Por balanca nuk ndërtohet duke e pezulluar procesin, por duke hyrë në proces, duke propozuar e duke rrezikuar edhe politikisht për një zgjidhje.
Sepse kompromisi nuk është humbje për opozitën, por forma më e lartë e përgjegjësisë në demokraci.
Dhe sot është më e qartë se kurrë: njëra palë ka vepruar me logjikën e zgjidhjes, e tjetra me logjikën e kushtëzimit pa të drejtë.
Dhe kur kushtëzimi shkon deri aty sa të refuzohet çdo ofertë, pa dhënë asnjë alternativë përgjatë negociatave, atëherë kemi një tentativë për veto pa mandat nga ata që nuk pranojnë as sa u mjafton.