“O injorant, e me më lënë zemra”/ Çfarë i bëri Mateo që Rogerti u tremb kaq shumë?
1
Dita e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka nisur mjaft e qetë, me ndonjë debat të vogël. Gjithashtu nuk kanë munguar të qeshurat mes banorëve, por edhe shakatë.
Mateo në një moment ka trembur Rogertin. Ky i fundit ishte i ulur te divanet jashtë dhe banori shkon pranë tij me një hardhucë në dorë.
Rogerti çohet me shpejtësi dhe largohet aty duke i thënë Mateos ‘injorant, debil, e me më lënë zemra’.
Mateo nuk i kthente përgjigje por vetëm qeshte nga mënyra se si Rogerti reagoi.
Pjesë nga biseda:
Rogerti-Mateos: O injorant
Miri-Mateos: Unë të thashë hidhe jashtë
Rogerti: E kishte në dorë, o injorant, o budalla
Miri: Ja ku është